Hapësire reklamuese

Rajoni

INTERPOL shpall urdhër-arrestet për sulmin e dyshuar terrorist në Banjskë

Shkruar nga Newsbomb
INTERPOL shpall urdhër-arrestet për sulmin e dyshuar terrorist në

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se të dyshuarit për sulmin në Banjskë janë futur në sistemin ndërkombëtar të INTERPOL-it për urdhër-arreste.

Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, - tha Sveçla.

 

Kujtojmë se sulmi terrorist në Banjskë në veri të Kosovës ndodhi më 24 shtator 2023. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe dy zyrtarë policor u lënduan. Policia e Kosovës neutralizoi tre prej sulmuesve.

Policia e Kosovës gjeti armatim të rëndë në Banjskë dhe fshatrat përreth. Pas ekzaminimit të provave ishin institucionet që konkluduan se plani i grupit terrorist ishte më i gjerë, ai i aneksimit të veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese