Hapësire reklamuese

Rajoni

Interpol lëshon fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiçin

Shkruar nga Newsbomb
Interpol lëshon fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës

Interpol ka lëshuar fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç.

Ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Ai dyshohet se është edhe organizator i agresionit të Banjskës më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Dy ditë pasi ndodhi ngjarja tragjike ish- nënkryetari i Listës Serbe pranoi se ishte ai organizatori i vetëm dhe nuk ishte konsultuar me qeverinë e Vuçiç.

Në sulmi terrorist u vranë tre persona, derisa Milan Radojçiç me një numër pjesëtarësh arriti të ikë në Serbi.

Muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila ekskluzive e terroristit Milan Radoiçiq për çka pati shkruar se kanë dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi grupit terrorist në Banjskë ishte Milan Radoiçiq.

Sot është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radojçiçit.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojçiç, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese