Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Interpelancë për Butrintin në Kuvend, Zhupa: Do ndërtoni resort. Margariti: S’do ketë asnjë ndërtim, parku i mbetet shtetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD Ina Zhupa po zhvillon një interpelancë në Kuvend me ministren e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me projektin e Butrintit.

Zhupa u shpreh se Butrinti do të ndahet në dy pjesë dhe se në të do të ndërtohen resorte, ndërsa në përgjigjen e saj Margariti tha se nuk do të  ketë asnjë ndërtim.

“Gjendem sërish para jush për të shpjeguar sqarime nga ministrja e Kulturës në lidhje me kontratën e parkut, në fakt të qytetit antik të Butrintit, pasi janë garantuar se ai qytet do të ndahet në dy copa. disa do iu jepet për resorte, duke hequr 800ha tokë. Pyetja ime e parë që ende s’më ka marrë përgjigje është se si ka mundësi që shteti jonë të heqë dorë nga mbrojtja kulturore, historike, arkeologjike dhe t’ja dorëzojë një privati?! Si ka mundësi që shtetit ynë thotë se administrimi për Butrintin ka dështuar për politizim të administratës dhe paaftësi të saj”, tha Zhupa.

“Në respekt të kërkesës për interpelancë ndonëse jo mbi pyetje konkrete, do vazhdojmë të sqarojmë ata të cilët ndoshta kanë ende hapësira për sqarime, por mendoj se është për të ndezur llambushka të një publiciteti shterpë dhe me kauza të munguara. E keni dëgjuar disa herë dhe duhet ta ripërsëris që Butrinti do të vijojë të jetë pronë e shtetit dhe nuk i jepet asnjë privati. DSo të administrohet nga një fondacion shqiptar, do të jetë bashkëpunim me fondacionin shqiptaro-amerikan për zhvillim, punët e të cilit i kemi dëgjuar tashmë që nga pazari i Gjirokastrës, i Tiranës, i Krujës etj.

Ky fondacion do të monitorohet nga Ministria e Kulturës si përfaqësues i palës shtet për të kontrolluar të gjithë aktivitetin e fondacioni. Marrëveshja e administrimit nuk parashikon asnjë tjetërsim apo kalim prone. Në krye të fondacionit është bordi me 5 anëtarë, 2 nga Ministria e Kulturës, 2 nga partneri strategjik dhe një arkeolog i famshëm, Richard Horges.

Shteti shqiptar nëpërmjet MK është drejtues i bordit. Kjo është një nga kërkesat primare që kemi pasur në që fillim të hartimit të planit. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF-ve shqiptarë, pra është jofitimprurës duke hedhur poshtë çdo akuzë, alibi apo pikëpyetje ngritur me të ardhurat e Butrintit. Çdo qindarkë do të mbetet në Butrint. Investimet që parashikohen në total 7.5 milionë dollarësh, ku 5 milionë janë dhënë në formën e marrëveshjes së grantit nga partneri strategjik dhe 2 milionë të tjera janë të garantuara nga arka e parkut të Butrintit, të mbledhura në periudhë 10-vjecare. Parashikojmë të kemi 110 punonjës në Butrint dhe shteti nuk do të shpenzojë para për pagat e punonjësve”, tha Margariti.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img