Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Interpelancë me Manastirliun/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi jetik brenda 2023! Ministrja: Kemi rritur ndihmën sociale për familjet në nevojë

Shkruar nga Newsbomb
Interpelancë me Manastirliun/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi

Përcaktimi i minimumit jetik ishte në fokus të interpelancës mes deputetit demokrat Bujar Leskaj dhe ministres së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në seancën e sotme plenare deputeti Leskaj kërkoi nga Mansatirliu që të  përcaktohet minimumi jetik brenda vitit 2023 e për rrjedhoje kjo do të ndihmojë në hartimin e politikave për zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e politikave sociale.

“Kam bërë një amendim që kishte të bënte me detyrimin e qeverise për të caktuar minimumin jetik. Unë kërkoja që brenda 6 mujorit të parë të 2023 qeveria të miratojë minimumin jetik. Fatkeqësisht propozimi nuk gjeti mbështetje. E mendoj dhe e kërkova qysh në dhjetor, por zhvillimet në Kuvend, janar shkurt, nuk e mundësuan që kjo interpelance të realizohej më shpejt.

Ne duhet ta vendosim në fokusin tonë të vëmendjes përcaktimin e minimumit jetik zyrtar, brenda 6 mujorit apo brenda 2023. Minimumi jetik përdoret më pas si referencë për pagën minimale. Aktualisht mungojnë të dhëna zyrtare për minimumin jetik. Mungon niveli bazë i matjes së varfërisë. 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga mospasja ushqimore. Në BE rezulton që një ndër 5 persona ka premisa për të rënë në varfëri, kurse në Shqipëri 1 ndër 2 persona rrezikon që të bjerë në varfëri.

Lufta kundër varfërisë ndodhet në një udhë pa kryer në Shqipëri. Minimumi jetik shërben si një udhëzues për politikat e qeverisë. Minimumi jetik duhet të jetë baza për përcaktimin edhe të ndihmës ekonomike. Pse qeveria nuk përcakton minimumin jetik? Ne duhet të ngrihemi në nivelin politik dhe të nisim procedimin zyrtar për hartimin e ligjit dhe përcaktimin e minimumit jetik. Qeveria e ka për detyrë juridike përcaktimin e minimumit jetik”, tha Leskaj.

Ndërkohë Manastirliu tha se është rritur mbështetja socile për familjet në nevojë. Sipas saj 1049 familje përfitojnë asistencë sociale në Vaun e Dejës.

“Deri më tani nuk thatë asnjë fakt. Po ju them me përgjegjësi të plotë se sistemi dhe përzgjedhja e familjeve përfituese në ndihmën ekonomike, ku janë 1049 familje në nevojë që përfitojnë ndihmë ekonomike në Bashkinë e Vaut të Dejës, përfitojnë nga nja sistem transparent tërësisht, i verifikuar nga të gjithë sistemet dhe regjistrat publik që verifikojnë të ardhurat e pamundësitë.

Administratori social i bashkisë një herë në 3 muaj verifikojnë qytetarët për prezencën e tyre dhe shikon nëse kushtet për përfitimin e ndihmës nuk kanë ndryshuar", ka thënë Manastirliu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese