Hapësire reklamuese

Politikë

Interpelanca e kërkuar nga Ina Zhupa, përgjigjet Çuçi: Komiteti i Helsinkit u hoq nga komisioni i azilit, i dërguam shkresë dhe nuk u përgjigj

Shkruar nga Newsbomb
Interpelanca e kërkuar nga Ina Zhupa, përgjigjet Çuçi:

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka thirrur në seancën e sotme për interpelancë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, për ta pyetur se përse Komiteti Shqiptar i Helsinkit është përjashtuar nga komisioni për dhënien e azileve.

Sipas Zhupës, komisioni për azilin është zvogëluar në 5 anëtarë, ku katër janë të ministrive dhe një i SHISH, por nuk është hequr asnjë nga këta, vetëm ai i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Madje, sipas saj KSHH i ka dërguar dhe shkresë Ministrisë së Brendshme por nuk ka marrë përgjigje.

Në përgjigjen e tij, ministri Çuçi ka thënë se ligji është 100% në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian. Më tej, ministri tha se Komitetit të Helsinkit i është dërguar një variant i VKM për komisionin e azilit, por nuk ka kthyer asnjë përgjigje pas tre muajsh pritje.

Interpelanca Zhupa - Çuçi në Kuvend

Zhupa: Është hequr nga përbërja e Komisionit sepse është zvogëluar me 5 përfaqësues, ku 4 janë të ministrive dhe një i SHISH-it. Nuk kuptohet pse është nevoja për ta shkurtuar dhe pse preket përfaqësuesi i shoqërisë civile dhe jo i të tjerëve. Këshilli i ka dërguar shkresë ministrisë dhe nuk ka marrë përgjigje për këtë.

Çuçi: Në lidhje me pyetjen që parashtroi kolegia, ne vjet kemi miratuar ligjin e ri për azilin në Shqipëri. Ky ligj përveç se është në përputhje të plotë dhe ka 100% përputhje me direktivën përkatëse të BE, ka sjellë dhe risi pozitive, njëra është statusi i mbrojtjes së përkohshme të azilkërkuesve, një përcaktim që ka qenë në direktivë e BE-së dhe që BE po e aplikon për refugjatët nga Ukraina dhe risia tjetër është ndihma juridike që i garantohet nga shteti çdo azilkërkuesi.

Ky ligj ka përcaktuar që të përbëhet nga 5 dhe jo nga 7 anëtar. Ky është komision ankimi administrativ. Garantohet në bazë të ligjit, e drejta e ankimit për çdo person që shqyrton lejen për azilin që këtë rast është drejtoria brenda Ministrisë së Brendshme.

Pse nuk është më Komiteti Shqiptar i Helsinkit? Megjithëse ligji nuk na detyron dhe apeli përbëhet e ngrihet brenda organit administrativ, ne prap për hir të një tradite q i kemi dërguar Komitetin Shqiptar të Helsinkit, një variant të VKM-së, e kishim përfshirë në KSHH dhe nuk kemi marrë përgjigje deri në 29 tetor të vitit 2021, pra më shumë se 3 muaj pa përgjigje. Duke mos marrë përgjigje, vijuam me ngritjen e komisionit dhe gjykuam që jo vetëm Komiteti por edhe çdo organizatë tjetër që mbron të drejtat e azilkërkuese të jenë në mbledhje si vëzhgues edhe për të dhënë opinione.

Kështu u ngrit me 5 anëtarët që përfaqësojnë një aspekt që kanë azilkërkuesit dhe refugjatët në Shqipëri. Duke mos marrë përgjigje, proceduam me 5 anëtarët, por garantoj që në çdo mbledhje do të jenë përfaqësues jo vetëm të KSHH por të çdo organizate jofitimprurëse kur të merret në shqyrtim çdo ankim të marrë nga organi administrativ.

Zhupa: Nuk është kaq e thjeshtë, ligji nuk e përcakton përbërjen. Faktet janë të ndryshme. Vendimi për përjashtim vjen kur Ministria e Brendshme akuzohet për dhunim të të drejtave të njeriut pasi akuzohet për ekstradimin e shtetasit turk Harun Celik.

Mesa duket KSHH ishin planprishësit në komision pasi në 5 mbledhje kanë qëndruar në pakicë, një prej të cilave është për rastin e Selami Simsek. KSHH konstatoi se është shkelur ligji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese