Sulmuesi shqiptar Rey Manaj do të luajë sërish në Serie A, por jo më me ekipin e Interit.
Sipas “Sky Sport Italia”, 19 vjeçari është huazuar te ekipi i Peskarës duke patur mundësinë të përjetojë rregullisht ndeshjet e kampionatit italian. Huazimi është bërë me marrëveshje që manaj të mos transferohet përherë te ky klub.