Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj mund të bashkohet me Etrit Berishën në skuadrën e Lacio-së. Ai mund të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Antonio Candreva nga Lacio tek Interi.
Skuadra e Interit kërkon nga Lacio mesfushorin Candreva në sezonin e verës që vjen, ndërkohë që “bardhekaltërit” përveç 30 milion euro për shitjen e tij, kërkojnë nga Interi edhe sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.
Sipas mediave italiane, sulmuesi shqiptar shihet si një talent shmë premtues për të ardhmen në kampionatin Italian dhe Igli Tare mundohet me çdo kusht për të afruar në skuadrën e tij Manajin. Nëse Manaj do të transferohet tëk Lacio do të bashkohet me portjerin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.