Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Interesi kombëtar po rrezikohet nga Britania e Madhe, Shqipëria pa ambasador në Londër

Lajme të ngjashëm

Interesi kombëtar i Shqipërisë është që në të ardhmen jo të largët të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por ditët e fundit ky interes po cënohet gjithnjë e më shumë nga zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe.

Në një kohë kur në rrugët e Britanisë po shfaqen banderola që tallen dhe përqeshin Shqipërinë, si dhe kërkohet lobimi kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Tirana nuk përfaqësohet në Londër me ambasador.

Pas shkarkimit të Mal Berishës nga ky funksion, vendi i ambasadorit ka mbetur vakant për një kohë të gjatë, ndërsa Ministria e Jashtme ka propozuar emrin e Qirjako Qirkos për këtë post. Megjithatë, emërimi Qirkos kërkon miratimin nga Kuvendi dhe dekretin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani për t’u zyrtarizuar.

Kjo situatë është tepër e ngjashme me atë të një viti më parë kur konflikti i armatosur në Kumanovë të Maqedonisë e gjeti Shqipërinë të papërfaqësuar në nivel ambasadori për shkak të përplasjes mes Ditmir Bushatit dhe Bujar Nishanit.

Edhe Ministria e Brendshme e Britanisë, Theresa May ndonëse është kundër braktisjes së BE-së, ka bërë thirrje që të lobohet kundër anëtarësimit të Shqipërisë, Serbisë dhe Turqisë në union.

May shihet si kandidatja më e mundshme për zëvendësimin e David Cameron në krye të konservatorëve. 

Më shumë