Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar pak më parë në Tëitter, një pjesë nga intervista e dhënë mbrëmjen e djeshme në ABC News, ku foli për zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike.
Kryedemokrati shkruan se Partia Demokratike është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë për popullin shqiptar. Sipas ti interesi i një njeriu nuk mund të mbizotërojë mbi interesat e demokratëve.
“Interesi i një njeriu nuk mund të mbizotërojë mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. @pdshqiperi është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë përShqipërinë #NjëPartiNjëKuvend #18Dhjetor”, shkruan Basha.
Interesi i një njeriu nuk mund të mbizotërojë mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. @pdshqiperi është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë 🇦🇱#NjëPartiNjëKuvend #18Dhjetor pic.twitter.com/c9c071zIO5
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 1, 2021