Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Inter aktiv në orët e fundit të merkatos, gati firma për Mustafin dhe Karamoh

spot_img

Lajme të ngjashëm

Merkatoja e këtij viti do të mbahet mend gjatë për shifrat e “çmenduara” me të cilat u transferuan futbollistët. Por një nga ato ekipe që nuk e teproi me lëvizjet në merkato është Interi.

Milanezët përtej pritshmërive të mëdha në këtë verë, bënë vetëm disa lëvizje të kujdeshme në mbrojtje duke u kujdesur më shumë për të ruajtur grupin.  Por pavarsisht kësaj trajneri Spaleti e ka shprehur dëshirën për 1 ose dy blerje në këto orë të fundit të merkatos.

Dhe drejtuesit zikaltër janë duke punuar në dy pista kryesore, Mustafi dhe Karamoh. Mbrojtësi shqiptar raportojnë mediat italiane, e ka pranuar ofertën e Interit dhe ditën e nesërme pritet të hedhë firmën mbi kontratë.

Ndërsa Karamoh mund të mbërrijë për pak orë në Milano, këtë gjë e ka treguar vetë francezi me anë të një statusi në instagram.

Mbetet për t’u parë nëse Inter do të arrijë t’i mbyllë këto dy tratativa apo jo. 

Më shumë

spot_img