Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Inteligjenca iraniane: Kemi çmontuar disa celula terroriste muxhahedinësh, drejtoheshin nga baza e tyre në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Inteligjenca iraniane thotë se ka çmontuar disa “celula terroriste” të grupit të muxhahedinëve që operonin brenda territorit iranian.

Në një deklaratë për media këtë të martë, Ministria iraniane e Inteligjencës tha se “qelizat operative të diversantëve të lidhura me MKO janë shkatërruar në provincat e Teheranit, Isfahanit dhe Kurdistanit”.

Sipas deklaratës së ministrisë, këto “celula” ishin përfshirë “në aktivitete terroriste dhe disa sulme me mortaja në qendrat administrative, ushtarake, policore dhe rezidenciale të Iranit, duke shkaktuar dëme dhe duke nxitur terror dhe pasiguri”.

Ministria iraniane e Inteligjencës tha se të gjitha këto “aktivitete terroriste drejtoheshin drejtpërdrejt nga baza evropiane e grupit terrorist MKO që ndodhet në Shqipëri”.

Më tej në deklaratë thuhet se armët dhe pajisjet e përdorura nga të arrestuarit në operacionet terroriste janë konfiskuar, përfshirë mortaja, granata, materiale dhe pajisje granatash të improvizuara, pistoleta dhe kokteje molotovi.

Kujtojmë se prej disa javësh Irani është përfshirë nga protesta masive që kërkojnë largimin e regjimit aktual. Policia ka vrarë mbi 300 protestues, kryesisht djem dhe vajza, ndërsa qeveria ka fajësuar vendet perëndimore si nxitëse të protestave.

Më shumë


spot_img









spot_img