Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Inteligjenca Artificiale do diagnostikojë sëmundjen përmes analizimit të kollitjes

Shkruar nga Newsbomb
Inteligjenca Artificiale do diagnostikojë sëmundjen përmes

Google AI shumë shpejt do të mund të diagnoztikojë llojin e sëmundjes nga e cila vuan një person vetëm përmes kollitjes. Pra do të thotë se, vetëm përmes analizimit të zhurmës së kollitjes dhe feymëmarrjes, AI do kuptojë se çfarë sëmundje është.

Jo vetëm kaq, sistemi i inteligjencës artificiale i ndërtuar nga një grup ekspertësh, do të mund të zbulojë edhe sesa mirë funksionojnë mushkritë e një njeriu.

Sipas tyre, motori i ri është trajnuar përmes miliona regjistrimeve audio të zhurmave të prodhuara nga njeri. Sistemi Health Acoustic Representations (HeAR) mund të përdoret për të diagnostikuar sëmundje, përfshirë Covid-19 dhe tuberkulozin.

Zhurmat akustike si kollitja dhe frymëmarrja përmbajnë sinjale të dobishme shëndetësore me potencial për të monitoruar sëmundjen, por janë ende të paeksploruara në komunitetin e mjeteve mjekësore.”

Ata përdorën mësimin e vetëkontrolluar që bazohet te të dhënat e paklasifikuara. Përmes një procesi automatik, shkencëtarët morën më shumë se 300 milionë pjesëza të shkurtra audio ku dëgjoheshin kollitje, frymëmarrje, pastrim fyti etj nga videot e publikuara në Youtube. Secili prej tyre u kthye në një paraqitje vizuale që quhet spektogram. Më pas ata zgjodhën segmente të tij që modeli të mësonte si të parashikonte pjesët që mungonin.

Aktualisht, ky mjet po përdoret vetëm nga kërkuesit shkencor dhe ndoshta një ditë do të jetë edhe në duart e mjekëve, por premisa për përdorim masiv në vitet e ardhshme është e madhe.

Gjithsesi, shkencëtarët pranojnë se është ende herët për të thënë se kur do të kthehet në një produkt komercial.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese