Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Integrimi në BE, Merkel: Duhet të ketë përparime në çeljen e negociatave. Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa

spot_img

Lajme të ngjashëm

c6a81c92af96c088669ff21a05241bf7

Pas një takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur mbështetjen e saj për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë konferencës me homologun kroat Plenkoviç, ndërsa kanë folur për samitin e Ballkanit Perëndimor në Zagreb, Merkel ka prekur dhe temën e nxehtë të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kancelarja është shprehur se Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që iu vendosën si kritere, sakaq edhe për Maqedoninë e Veriut kujton se e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatave, arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

 “Është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat.

Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”, ka thënë ndër të tejra gjatë konferencës Merkel.

Më shumë

spot_img