Hapësire reklamuese

Politikë

Instituti i Studimeve Politike: PD duhet të rikuperojë 100 mijë vota që të vijë në pushtet, mban në koalicion parti fiktive me 0 vota

Shkruar nga Newsbomb

Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 koalicioni i opozitës konkurrues me siglën “PD Aleanca për Ndryshim” mori 622,234 vota. Pjesë e koalicionit ishin disa parti politike (PD-PR-PDIU-PAA+PBDNJ-PDK-LZHK+PLL-FRD-BDL-PBKD+PBDSH-PKD). Disa prej tyre janë parti tradicionale më bazë elektorale (PR, PBDNJ, PDIU) si dhe parti simbolike pa ndikim të madh elektoral (LZHK, etj). Për të lexuar siç duhet rezultatin e PD më 2021, ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) duhet të shohim kurbën e votave të saj në 3-4 zgjedhjet e fundit parlamentare me të njëjtin sistem elektoral.

Më 2009 PD konkurroi në një koalicion të hapur dhe të madh elektoral, ku secila nga partitë e sotme, përjashto FRD të krijuar më 2012 dhe PKD, e cila nuk ishte aktive, konkurroi brenda koalicionit. Në këto zgjedhje vetë PD mori 610 mijë vota, por parti aleate si PR solli 31 mijë vota, si dhe PBDNJ, PDK, PAA, LZHK e PLL sollën gjithashtu më shumë se 10 mijë vota secila. Në total koalicioni siguroi 712,745 vota, pra rreth 110 mijë vota më shumë sesa vetë PD.

Në zgjedhjet e vitit 2013 PD ishte gjithashtu në koalicion të gjerë partish, duke siguruar si koalicion, 680,677 vota nga të cilat PD mori vetëm 528 mijë. Pjesa tjetër e votave erdhën nga partitë aleate, ku spikatën PR me 52 mijë vota dhe PDIU me 44 mijë vota. Disa prej partive të sotme aleate, si PBDNJ, FRD, PKD, etj, konkurruan ose në koalicion me PS ose të vetme në zgjedhje, duke mos u llogaritur votat e tyre në numrin tërësor të koalicionit të djathtë.

Në zgjedhjet parlamentare 2017 marrëveshja politike pamundësoi koalicionet paraelektorale, ndaj shumica e partive aleate hynë në listat e PD si listë e vetme. Sic rezulton nga tabela, në këto zgjedhje PD mori rezultatin më të ulët të dekadës së fundit, rreth 455 mijë vota, ndërkohë që parti si PDIU morën rezultatin më të lartë të tranzicionit, rreth 76 mijë vota. Nga partitë e tjera në koalicion të sotëm me PD, vetëm FRD ishte konkurruese, por si parti më vete, jo pjesë e koalicioneve. Një pjesë e elektoratit të saj iu bashkua LSI, duke sjellë rritje të përkohshme të kësaj partie.

Në zgjedhjet aktuale parlamentare u reflektua ndryshimi i Kushtetutës i korrikut 2020, i cili pamundësoi krijimin e koalicioneve të hapura konkurruese paraelektorale, si më 2009 apo 2013. Për rrjedhojë, PD vendosi të përfshijë në listat e saj të kandidatëve (në vende të sigurta), drejtuesit e partive kryesore aleate, si dhe të bëjë një koalicion të madh në listën e saj proporcionale. Rezultati zyrtar tregon se ky koalicion mori vetëm 622 mijë vota, rreth 146 mijë vota më pak se Partia Socialiste.

PDPRPDIUPBDNJPAAPDKLZHKPLLFRDBDLPBKDPKDPBD
200961046331990144771807813296133081075310711500841771003
20135283735216844957147222640132885429608929310268122427993606
2017456413322576069KoalicionKoalicionKoalicionKoalicionKoalicion5146KoalicionKoalicion2421Koalicion
2021622234KoalicionKoalicionKoalicionKoalicionKoalicionKoalicionKoalicionKoalicionKoalicionKoalicionKoalicionKoalicion

Referuar përpunimit të dhënave nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), krahasimit të votave në katër zgjedhjet parlamentare rezulton se më 2021 PD mori rreth 79 mijë vota më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017, por gjithsesi, 110 mijë vota më pak sesa në zgjedhjet e fundit të fituara prej saj më 2009. Krahasimi i votave duhet të respektojë përbërjen e koalicionit (PD nuk është subjekt i vetëm më 2021 dhe madje as më 2017), si dhe faktin se disa prej partive aleate që kanë pasur vota lokale hynë në këto zgjedhje të përçara në fraksione djathtas dhe majtas.

Për shembull, PDIU u nda në dy pjesë, gjysma në koalicion me PD dhe gjysma në koalicion me PS, por pjesa që siguroi shumicën e 76 mijë votave më 2017 zgjodhi t”i bashkohet PS. Në listën e PS në Tiranë, Elbasan dhe Fier u vendosën kandidatë nga ky fraksion i PDIU, kryesisht biznesmenë me ndikim lokal dhe në dy raste, me fuqi financiare blerëse e ndikimi në zgjedhje. Një parti tjetër si FRD, dikur me 29 mijë vota, u nda gjithashtu në dy pjesë dhe kryetari i saj dha dorëheqje menjëherë pas nëshkrimit të marrëveshjes së koalicionit. Disa parti të tjera më të vogla iu bashkuan PS, pavarësisht se më përpara mund të kenë qenë aleate me PD. Po ashtu, në listën e PS u përfshinë edhe disa kandidatë që më 2013 ose 2017 kanë qenë në listën e PD, kryesisht figura lokale, por që në kalkulimet elektorale kanë ndikim. Edhe në listat e partive të vogla, përfshirë në drejtimin e tre prej tyre, kandiduan politikanë që më 2009 dhe 2013 kanë qenë pjesë e listës së deputetëve ose drejtues të lartë në PD.  Një efekt negativ në zgjedhjet aktuale mund të ketë pasur vala e emigrimit e viteve të fundit (emigrantët janë kryesisht individë të pakënaqur me gjendjen në vend dhe politikat e qeverisë së majtë), si dhe aktet politike të gabuara të largimit nga parlamenti në shkurt 2019 dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale në qershorin e të njëjtit vit.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlerëson se pavarësisht ndryshimeve në sistemin e votimit, ndryshimeve kushtetuese, lëvizjeve të individëve në PD apo në partitë e koalicionit, statistikat janë informacioni i vetëm me vlerë krahasuese elektorale. Statistikat janë transparente dhe leximi i tyre gjithashtu kërkon integritet, transparencë e llogaridhënie, si për PD-në, ashtu edhe për partitë aleate të saj, disa prej të cilave vijojnë të jenë parti edhe më fiktive sesa 8 vite më parë. Sipas tyre, PD rezulton humbëse në këto zgjedhje me diferencë të thellë nga PS dhe ndaj ajo do të duhet që në të ardhmen të rikuperojë së paku 100 mijë vota për të pretenduar rikthimin në pushtet. Strategjia elektorale, forma apo skemat taktike janë zgjedhje e përgjegjësi e saj.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.