Hapësire reklamuese

Aktualitet

INSTAT publikon të dhënat: Vdekjet rriten me 25,8 % krahasuar me 2019, ja cilat janë dy qarqet e vetme të vendit që kishin më shumë lindje se vdekje

Shkruar nga Newsbomb

Instituti i Statistikave në vendin tonë, ka publikuar disa të dhëna në lidhje me vdekshmërinë dhe lindshmërinë në vendin tonë, gjatë vitit të fundit.

Sipas statistikave, për vitin 2020 shtesa natyrore ishte 470 lindje më shumë se vdekje.

Gjatë vitit 2020 lindën 28.075 foshnja, një rënie me 1,7 %, krahasuar me një vit më parë.

Në muajt tetor-nëntor-dhjetor 2020, kishte 9.397 vdekje nga 5.421 që ishin në tremujorin e fundit të 2019.

Sipas INSTAT në tremujorin e katërt 2020, Dibra dhe Kukësi janë dy qarqet e vetme të vendit që shënojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

"Në tremujorin e katërt 2020, të gjitha qarqet e vendit shënojnë rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në tremujorin e katërt 2020, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi, me 199 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana, me 2.504 vdekje. Rritjen më të lartë në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të katërt 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, e zë qarku i Fierit, me 101,6 %. Gjatë vitit 2020, të gjitha qarqet e vendit shënuan rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2019. Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 627 vdekje, ndërsa numri më i lartë, në qarkun e Tiranës, me 7.129 vdekje, për vitin 2020. Rritjen më të lartë në përqindje të vdekjeve, gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, e zë qarku i Lezhës, me 34,2 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Në vitin 2020 kanë humbur jetën 27.605 persona, rritje me 25,8%, krahasuar me 2019.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu