Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

INSTAT publikon të dhënat për tremujorin e parë të 2022: Rritje 5.97% në krahasim me vitin e kaluar! Kontribut të madh ndërtimi dhe tregtia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat për ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të parë të vitit 2022. Referuar raportit, bie në sy se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 5,97 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2021.

PBB-ja për frymë është një tregues i rëndësishëm i performancës ekonomike dhe një njësi e dobishme për të bërë krahasime të standardeve mesatare të jetesës dhe mirëqenies ekonomike. Kontribut më të madh në këtë rritje kanë dhënë ndërtimi me +1,95 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,55 pikë përqindje, etj.

albsig

Ndërkohë, negativisht në rritjen e PBB-së kontribuan aktivitetet: Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,35 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me – 0,18 pikë përqindje. Sakaq, Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,89 pikë përqindje. Më poshtë, raporti i plotë i INSTAT…

Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2022 by Newsbomb Albania on Scribd

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img