Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Instalonte matës të energjisë në këmbim të prarave, arrestohet punonjësi i OSHEE-së në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Një 46-vjeçar, me detyrë inxhinier elektrik i OSHEE ka rënë në prangat e policisë.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi B.Ll., 46 vjeç. Nga hetimet disa mujore me metoda speciale, rezultoi se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.

Nga hetimet, rezultoi se shtetasi B.Ll ka marrë 150.000 lekë për vënie aparati matës kur tarifa është 24.000 lekë.

E plotë:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi arrest në burg për shtetasin B.Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier elektrik i OSHEE-së, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale për procedimin penal 6738/22, rezultoi se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.

Nga hetimet, rezultoi se shtetasi B.Ll ka marrë 150.000 lekë për vënie aparati matës kur tarifa është 24.000 lekë.

Aparati matës është vënë nga elektricist B.A., që është faturist dhe nuk ishte i zonës ku vendosej aparati matës.


Më shumë