Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët mbrëmjen e soteme për instalacionin me vlerë 3.7 milionë euro që do të vendoset në oborrin e Kryeministrisë.
Rama tha se nuk është një vepër arti, por është një projekt për energjinë e rinovueshme diellore që është planifikuar që të nisë nga kryeministra e të shtrihet në të gjitha institucionet.
“Nuk ka shpenzuar asnjë qindar në mjediset e Këshillit të Ministrave. Qeveria ka ndërmarrë një program të energjisë së rinovushme diellore që do shtrihet në të gjitha institucionet duke nisur nga ministria.
Nuk bëhet fjalë për një vetëm arti por për një projekt energjie të rinovueshme. Ka nevojë për mjedise të reja pune. Është planifikuar prej kohësh, nuk bëhet për mua por do qëndrojë aty. Teoria që duhet ndaluar investimet se jemi në krizë nuk funksionon. Nga investimet rritet ekonomia sepse bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune. I kam dëgjuar edhe kur ra tërmeti, pandemia. Po të kishim ndaluar do kishim mbetur. Janë të gjitha të balancuara” tha Rama.