Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

#InstaKosova/ Nisma e MPJ në kuadër të 7-vjetorit të pavarësisë

Lajme të ngjashëm

Duke pasur parasysh suksesin e dy viteve më parë, ministria e Jashtme e Kosovës ka vendosur që të riorganizojë sërish garën e fotografive më të mira të Kosovës  të publikuara në rrjete sociale nga vetë qytetarët e saj

Kosova feston më 17 shkurt shtatë vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Duke pasur parasysh suksesin e dy viteve më parë, ministria e Jashtme e Kosovës ka vendosur që të riorganizojë sërish garën e fotografive më të mira të Kosovës  të publikuara në rrjete sociale nga vetë qytetarët e saj.

Kjo garë ka për qëllim promovimin e Kosovës dhe çdo qytetarë që dëshiron të bëhet pjesë e saj mjafton të publikojë një foto që reflekton mbi kulturën, arkitekturën, urbanizmin, natyrën, shoqërinë, jetën e natës, rininë dhe të jetuarit në Kosovë, e shoqëruar me hashtagët #Instakosova dhe #InstaKosovo.

Materiali i mbledhur nga këto hashtagë vlerësohet nga një juri pesë-anëtarëshe që përbëhet nga: Blerim Racaj (fotograf), Nita Salihu (dizajnere), Blerta Kambo (fotografe), Arjeta Emra (drejtoreshë e British Council) dhe Era Istrefi (këngëtare)

Fotografia më e mirë shpërblehet me 500,00 euro, kurse 10 fotot më të mira me nga 100,00 Euro. Gara përfundon më 3 shkurt 2015. Ndërkohë, kjo juri do të përzgjedhë rreth 100 foto të cilat do të publikohen në një libër fotografish, duke shënuar kështu edicionin e dytë të këtij publikimi dhe duke festuar po ashtu pavarësinë e Kosovës.


Më shumë