Instagram prezanton kopjen e TikTok

Publikuar tek: bota, më 22:46 05-08-2020 Instagram prezanton kopjen e TikTok

Instagram ka prezantuar sot një opsion të ri në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është një kopje e TikTok.

 

Ky miniaplikacion i ri u ofron mundësi përdoruesve që të incizojnë dhe modifikojnë materialet e tyre përmes disa efektesh.

Nuk është hera e parë që Facebook, që menaxhon Instagramin, "klonon" shërbimet konkurente.

Aktualisht kompania amerikane, Microsoft është duke negociuar për blerje të operacioneve të aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mund të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez në SHBA, i cili besohet se ka 100 milionë përdorues në territorin amerikan dhe qindra miliona tjerë në gjithë botën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011790037155151
array(1) { ["section"]=> string(42) "instagram-prezanton-kopjen-e-tiktok-216221" }