Hapësire reklamuese

Bota

Instagram bën njoftimin e rëndësishëm, ndryshim rrënjësor i rrjetit social me opsionin e ri

Shkruar nga Newsbomb

Instagram nisi si një platformë e dedikuar vetëm për fotografitë, por pasi u ble nga gjiganti Facebook, gjërat filluan të rrjedhin ndryshe, dhe Instagram po përditësohej me kohën.

Si fillim u prezantuan videot, më pas stories dhe shumë e shumë opsione të reja. Por Instagram nuk përdoret vetëm për të shpërndarë foto dhe video. Kush di, dhe ka vullnetin përveç ideve, e përdor këtë rrjet social për të përfituar të ardhura.

Nëse reklamoni produktin e dikujt tjetër, apo nëse shisni produktin tuaj, së shpejti do ta keni shumë më të thjeshtë.

I keni vënë re reklamat në Instagram, se sa të sakta janë? Instagram ju reklamon produkte për të cilat jeni të interesuar, e që ka më shumë gjasa t’i bleni, kjo pasi përllogarit veprimet tuaja, personat që ndiqni dhe kalkulon shijet e interesat tuaja.

Së shpejti produktet që shiten në Instagram do të keni mundësi t’i bleni direkt në këtë platformë. Rrjeti social po përgatitet të prezantojë butonin “chekcout”. Pra në vend që të klikoni në postim dhe më pas t’i drejtoheni faqes së produktit, do të mund ta bleni produktin direkt në Instagram, raporton Newsbomb.al.

Sigurisht që të parët të cilët do të kenë akses te ky opsion i ri do të jenë kompanitë gjigante si Nike, H&M, Warby Parker, dhe Zara. Pagesat do të pranohen nga Visa, Mastercard, American Express, Discover, dhe PayPal.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.