Hapësire reklamuese

Aktualitet

Inspektoriati i Punës kontrollon 142 subjekte, kapen në shkelje 24 Fasoneri dhe Call Center

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_313074" align="alignnone" width=""]Foto ilustruese[/caption]

Inspektoriati i Punës ka kontrolluar 142 subjekte, për të parë nëse ka shkelje në këto biznese, pas rregullave të qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Janë kapur me shkelje 24 biznese fason dhe 'call center', ku ishin të punësuar mbi 2800 persona.

Këto biznese nuk respektonin distancën e sigurisë, ndaj janë mbyllur, dhe do të rihapen vetëm pasi zbatojnë të gjitha masat.

Në rast se do të konstatohet sërish shkelje, këtyre bizneseve do t'u pezullohet aktiviteti.

Nga 142 subjektet e kontrolluara 91 ishin biznese fason, 26 ushtronin aktivitetin e 'call center' dhe

25 subjekte të tjera ishin kryesisht, telekomunikacion, furra buke, tregti, minerare, përpunim nafte.

Ndërkohë vlen të theksohet se subjekte të aktivitetit minerar dhe përpunues nafte kanë reduktuar numrin e punonjësve ndjeshëm gjatë këtyre ditëve.

83 subjekte të verifikuara kanë pezulluar vetë përkohësisht aktivitetin e tyre.

Në 59 subjekte të tjera ku është ushtruar kontrolli është evidentuar se 35 subjekte i kishin marrë masat mbrojtëse për punonjësit, kishin bërë dezinfektimin dhe respektonin distancën e sigurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu