Hapësire reklamuese

Aktualitet

Inspektor i Përgjithshëm në Kryeministri, ndahet nga jeta eksperti i shërbimeve sekrete Luan Pobrati

Shkruar nga Newsbomb
Inspektor i Përgjithshëm në Kryeministri, ndahet nga jeta

Luan Probati, ekspert i njohur i shërbimeve sekrete, është ndarë nga jeta në orët e para të kësaj të enjteje. Newsbomb.al mëson se pak pas mesnate, rreth orës 01.00, Luan Probati ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot. Ai është djali i "Heroit të Popullit" Hekuran Probati, rrugën e të cilit e ndoqi dhe vetë duke u dalluar si një nga specialistët më të mirë në vend për shërbimet sekrete.

Para viteve '90, Luan Probati ka shërbyer si operativ i Shërbimit Sekret dhe mbulonte inteligjencën universitare, shkruan newsbomb.al. Ndërkohë, pas vitit 1997 Probati shkoi si Inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrit për SHISH-in.

Në kohën kur ai ishte Inspektor për Shërbimin Informativ të Shtetit, kryeministër i vendit ishte Ilir Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.