Hapësire reklamuese

Aktualitet

Inskenoi vdekjen në Pukë, Prokuroria kërkon 8 vite burg për Davide Pecorellin

Shkruar nga Newsbomb
Inskenoi vdekjen në Pukë, Prokuroria kërkon 8 vite burg për

Prokuroria e Pukës ka kërkuar dënimin me tetë vite burg për biznesmenin Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri në vitin 2021, ndërsa pas disa muajsh u rishfaq në ishujt në Itali.

Shqipëria po ashtu i ka kërkuar Italisë ekstradimin e Pecerollit. Në lidhje me këtë kërkesë vendimi do të merret më 28 Maj në Gjykatën e Apelit në Itali.

Kujtojmë që Davide Pecerolli inskenoi vdekjen e tij në janar të 2021, ai futi disa eshtra në një makinë dhe me pas i vuri zjarrin duke bërë autoritet të besojnë se ai ishte vrarë. Nëntë muaj më vonë u rishfaq si një anije në ishullit Montecristo. E gjitha kjo ishte stisur nga biznesmeni italian për t’i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali.

45-vjeçari kërkohet nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet për 5 vepra penale: “mashtrim”, “përdhosje varresh”, “shkatërrim prone me zjarr”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese