Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, por Davide Pecorelli qëndroi disa muaj në Vlorë, u prezantua si shkrimtar me emër tjetër (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbuluar për italianin Davide Pecorelli, i cili i gënjeu të gjithë me zhdukjen e tij në Janar të këtij viti.

Gazeta italiane “La Nazione” shkruan se për disa kohë Pecorelli ka qëndruar për disa muaj në qytetin e Vlorës. Sipas këtyre raportimeve ai u ishte prezantuar banorëve të zonës me emrin Cristiano dhe u kishte thënë se ishte shkrimtar.

Gjatë kësaj kohe Pecorelli kishte ndryshuar pamjen e tij, duke rritur flokët, si dhe I kishte lyer biond.

Pecorelli besonte në një legjendë të lashtë dhe kërkonte një thesar. Ai kërkonte thesarin e murgjve të San Mamiliano në ishullin Montecristo. Me gjetjen e këtij thesari ai do të mund të shlyente borxhet e shumta që kishte dhe më pas të shkonte të jetonte së bashku me familjen e tij në Itali.

Davide Pecorelli, babai i 4 fëmijëve ishte zhdukur zyrtarisht në Pukë në muajin Janar të këtij viti, ku kishte shkuar në një udhëtim pune: në atë vend ai ishte takuar edhe me pronarin e një qendre bukurie. Gjurmët e tij u ndalën brenda një Skode me qira të gjetur, të djegur së bashku me disa sende personale dhe disa fragmente kockash që kurrë, në fakt, nuk i ishin atribuar atij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img