Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, flet Davide Pecorelli: Kam kryer edhe krime, kalova tetë muaj në një komunitet priftërinjsh në Medjugorje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Biznesmeni italian Davide Pecorelli ka folur për mediat italiane për inskenimin e vdekjes së tij në Pukë të Shqipërisë.

Ai pranoi se ka kryer krime edhe në Shqipëri, teksa tregoi se për 8 muaj ka qëndruar i fshehur në një komunitet priftërinjsh në Medjugorje të Bosnje-Hercegovinës.

“Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorje. Në Shqipëri kam kryer edhe krime. Por unë i thashë gjithçka prokurorit Petruzzelli dhe prokurorit Cantone, ata do t’i bëjnë të ditura detajet”, tha Pecorelli.

Ai u shpreh se nuk kishte asgjë për të fshehur, teksa shtoi se nuk i ka bërë të gjitha këto për të përfituar sigurimin e jetës.

Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam kryer gjithsesi krime, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por unë nuk do të jem ai që tregojë. Ajo që është e sigurtë, është se unë kurrë nuk do të jem një sipërmarrës në Itali përsëri. Nëse do t’i bëja të gjitha këto për sigurim? Jo, unë kam një policë jete për tridhjetë vjet, sigurisht që nuk kam nevojë të arrij deri këtu”, tha biznesmeni.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img