Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Inskenimi i vrasjes së Caroline nga bashkëshorti, Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë: Jemi të tronditur, mediet greke të kërkojnë falje

Shkruar nga Newsbomb
Inskenimi i vrasjes së Caroline nga bashkëshorti, Komuniteti i

Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka shprehur dhimbje për vrasjen e 20 vjeçares britanike Caroline Krouts nga burri i saj grek Charalambos Anagnostopoulos, pak javë më parë.

Në deklaratën e tyre, Komuniteti shprehet se është tronditur nga kjo ngjarje makabre e inskenuar nga bashkëshorti i Caroline.

Lexo edhe: Komentuesi vë në siklet moderatorin grek: Si ndiheni që përmendët shqiptarët për vrasjen e Carolinës? (VIDEO)

Ndër të tjera, Komuniteti me anë të kësaj deklarate kërkon që mediet greke të kërkojnë falje publike për shpifje, pasi fillimisht raportuan se vrasësit e 20 vjeçares janë shqiptarë.

Deklarata e plotë e Komunitetit të Emigrantëve në Greqi: 

Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi shpreh tronditjen dhe neverinë e ngjallur nga krimi i rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik në vend.

Si të gjithë, ndjekim të shokuar zhvillimet e fundit në hetimet e vrasjes së nënës së re në Glika Nera, nga vetë bashkëshorti i saj. Shprehim ngushëllime të sinqerta dhe mbështetjen pa kushte ndaj familjes së viktimës 20-vjeçare, Caroline Crouch!

Njëkohësisht kërkojmë të përdoren menjëherë reflekset e shtetit për të siguruar një reagim të gjerë e dërguar pa humbur kohë mesazhin e duhur, në çdo drejtim: Vrasësi i Caroline NUK ishte asnjë kriminel tepër i rrezikshëm “shqiptar” apo “gjeorgjian” etj.

Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke.

Dënojmë thellë aktin e frikshëm të vrasësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar.

Kërkojmë media greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Ndodh shumë vite tashmë, ka ardhur koha ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë, duke dënuar ashpër çdo autor përgjegjës!

Le të mos kultivojmë urrejtjen në shoqërinë tonë që është dëmtuar mjaft, por ku mund dhe duhet të bashkëjetojmë të gjithë harmonikisht. Le të jemi të bashkuar kundër çdo forme dhune, sulmi ndaj të pafajshmit e vulnerabëlit, akti kriminal, për një të nesërme më të begatë për të gjithë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese