Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Informatorë të vrasësve me pagesë, 3 nga të arrestuarit e “Plumbit të Artë” kërkojnë zbutje të masës së sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
Informatorë të vrasësve me pagesë, 3 nga të arrestuarit

Tre nga të arrestuarit në sajë të mega-operacionit “Plumbi i artë”, pesë muaj pas arrestimit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë.

Operacioni në fjalë u zhvillua pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi disa vrasje të bujshme.

Bëhet me dije se Fatos Gosa, Petrit dhe Agron Qoli kanë depozituar rekursin dhe kërkojnë një masë me të lehtë të sigurisë.

Fatos Gosa akuzohet se ka qenë informator i vrasësve me pagesë. Fatos Gosa, u ka dhënë informacion vrasësve për ekzekutimin e Andi Zylyfit 26 vjeç në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Gosa luante domino me babain e Andit dhe nga aty shikonte dhe lëvizjet e tij.

Petrit Qoli e Agron Qoli nga hetimet e SPAK kanë lidhje të afërt mes tyre. Ata kanë marrë pjesë dhe dhe kanë dhënë informacione mbi lëvizjet e Fatmira Dedës. Deda u ekzekutua në garazhin e pallatit ku banonte.

Dumani zbardhi ngjarjen duke thënë se vrasja u krye nga Talo Çela, ndërsa u porosit nga Festim Qoli, pasi ajo interesohej në prokurori për vrasjen e djalit të saj Ervis Deda.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll