Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Informacionet për sulm terrorist në Shqipëri, muxhahedinët njoftojnë shtyrjen e Samitit Botëror për Iranin e Lirë

Lajme të ngjashëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë dje alarmin për mundësinë e një sulmi terrorist në vendin tonë, pranë Durrësit, në datat 23 dhe 24 korrik. Këto data ishin planifikuar nga muxhahedinët për të kryer festimet e përvitshme për “Samitin Botëror Irani i Lirë”.

Sot, në një njoftim zyrtar të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, njoftohet se Samiti është shtyrë pas rekomandimeve të Qeverisë shqiptare “për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve.”

Edhe Ambasada Amerikane njoftoi dje se kishte informacione për një kërcënim të mundshëm se pranë Durrësit ishte planifikuar një sulm dhe u bënte thirrje qytetarëve të vetë që të shmangnin zonën, shkruan neësbomb.al.

“Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve”, thotë Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit – 22 korrik 2022.

Ditët e fundit vendi ynë e përballur me një sulm të pazakontë ë ka përfshirë të gjitha sistemet qeveritare. Për katër ditë sistemet online të shtetit shqiptar qëndruan të mbyllura si pasojë e sulmeve të koordinuara nga vende “jo mike” dhe me qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Jo zyrtarisht është thënë se pas sulmit qëndron Irani.

Javën e kaluara u bastisën me urdhër të SPAK dhjetëra apartamente dhe biznese në pronësi të ish-anëtarëve të MEK, opozita Iraniane që është strehuar pranë Durrësit. Prokurorët specialë dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të hetimit shoqëruar dhe morën në pyetje disa ish-anëtarë të MEK, të cilët dyshohet se kryenin veprimtari spiunazhi në Shqipëri dhe shisnin informacione për muxhahedinët.


Më shumë