Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Informacionet operative” të Policisë i bëjnë “gjëmën” 46 vjeçarit në Durrës, efektivët e ndalojnë për kontroll, gjejnë kokainë në makinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 46 vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi nga kontrolli që i është bërë në makinë, i është gjetur kokainë. Në pranga ka rënë shtetasi R. D., 46 vjeç, banues në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve hetimore, kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 46 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img