Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Infiltrimi i spiunëve në Mal të Zi, Stoltenberg: NATO solidarizohet kundër veprimeve destabilizuese të Rusisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është solidarizuar me Malin e Zi, pas shkatërrimit të një rrjeti spiunazhi rus dhe arrestimit të disa zyrtarëve.

Në një postim në Tëitter, Stoltenberg u shpreh se NATO qëndron krah aleatëve si Mali i Zi, teksa merr masa për të ruajtur sovranitetin dhe demokracinë e tij.

“NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të vlefshëm, Malin e Zi, në kohën kur ai po ndërmerr masa për të ruajtur sovranitetin dhe demokracinë e tij përballë spiunimit dhe veprimeve të tjera destabilizuese dhe qëllimkeqe të Rusisë”, shkroi Stoltenberg.

Më tej, ai u shpreh se Ballkani Perëndimor është një aleat strategjik për Aleancën. “Ballkani Perëndimor është me interes strategjik për aleancën dhe ne qëndrojmë vigjilentë”, shtoi ai.

Më shumë




spot_img






spot_img