Kamerat e sigurisë në spitalin e qytetit kinez Dilin kanë kapur momentin, kur një burrë ka goditur me shuplakë një infermiere, pa ndonjë arsye madhore.
Pas ngjarjes ai ka përfunduar në burg, ndërkohë që duhet të paguajë edhe një gjobë prej 38 eurosh.
Pas ngjarjes ai ka deklaruar në polici se kishte ndjerë një lloj therje në fyt gjatë marrjes së mostrës dhe nga nervozizmi e goditi me gjithë forcë infermieren e cila u tremb dhe iku menjëherë. Në njoftimin e policisë thuhej se burri është penduar për këtë veprim.