Tirana
scattered clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
66 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Infermierja nuk mban sekrete dhe bën deklaratën SHOKUESE: Pacientët me koronavirus marrin oksigjen nëpër korridoret, të tjerë presin në ambulanca

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

603a3d022ad4156efd6f9f8a3d836bf7

Pandemia e Covid-19 ka nxjerrë ‘zbuluar’ sistemin shëndetësor të  çdo shteti.  

Vështirësitë që ka kaluar sistemi shëndetësor gjatë kësaj periudhe janë reflektuar në humbjen jete të shumë individëve.

Kjo situatë nuk ka kyçur gojën e infermierëve, të cilët kanë nisur të kërkojnë më shumë shumë vëmendje nga qeveria. E tillë është kjo infermiere britanike, që kontribuon në Spitalin e Ëhitington në Veri të Londrës.

Në një intervistë për mediat britanike, ajo ka treguar gjithçka. Në rrëfimin e saj ajo ka dhënë detaje tronditëse, pasi ka zbuluar se pacientët lihen në korridoret e spitalit me aparate oksigjeni dhe të tjerët presin deri në 3 orë në ambulancë për të pritur radhën e shtrimit.

Ndërkaq, ajo shton se ka raste kur pacientëve i mbaron cilindri i oksigjenit.

“Unë jam e shqetësuar për sigurinë e pacientit sepse nëse këto gjëra të vogla po ndodhin tani kur ne jemi nën kufizim, gjendja vetëm do të përkeqësohet. Nuk e di se çfarë do të ndodhë tjetër, kjo më shqetëson. Morali i stafit është i ulët. Ne nuk kemi tejkaluar fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht valën e parë, dhe tani duhet të përballemi me të dytën. Kemi nxjerrë pacientë jashtë në korridore për të marrë oksigjenin dhe më pas i kemi fuur në dhomë. Ka raste kur edhe  mbaron oksigjeni. Kjo është një situatë vërtetë surreale për ju, por ne e shikojmë këtë ditë pas dite,”, tha infermierja.

Ajo tha se nuk ka mjaftueshëm infermierë për t’u kujdesur për pacientët në spitale dhe se rritja e numrit të pranimeve po dëmton personelin e rraskapitur nga ngarkesa.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img