Hapësire reklamuese

Aktualitet

Infermierja në Mirditë pozitive me Covid-19, 2 të infektuar në spitalin e këtij qyteti

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një infermierë e spitalit të Mirditës është konfirmuar pozitive me koronavirus, duke e çuar në dy numrin e stafit të spitalit të këtij qyteti që janë të infektuar.

Duke qenë se dy prej anëtarëve të stafit të këtij spitali kanë rezultuar pozitive me Covid-19, u është bërë testi edhe disa mjekëve dhe infermierëve të tjerë të cilët fatmirësisht bazuar në përgjigjen e testeve kanë rezultuar negative.

Bëhet me dije se infermierja e infektuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se aktualisht ka qëndruar në shtëpi e izoluar.

Pak më parë u raportua se ka një rritje të mjekëve dhe infermierë të infektuar në vend, ku pasi rezultoi pozitiv Andi Koraqi shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT me Covid-19 janë edhe 3 kryeinfermierë të spitalit infektiv.

Ndërkaq në total numri i të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 243.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.