Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Infermieri vaksinoi në mënyrë të paligjshme gruan e tij, spitali nis një proces gjyqësor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e1e810050a80fbe5443c62e779d3e6ea

Një infermier që punon në provincën e Pavias në Itali e kishte vaksinuar në mënyrë të paligjshme gruan e tij në pension kundër koronavirusit duke vjedhur një shishkë në spitalin ku ai punonte.

Spitali njoftoi se ka nisur një masë disiplinore kundër tij dhe një proces gjyqësor për dëmtimin e imazhit.

Sipas mediave italiane, burri e çoi gruan në spital të Dielën e kaluar duke përfituar nga prania e reduktuar e stafit dhe e vaksinoi atë. Vetëm një ditë më parë 40 kolegë ishin dërguar në shtëpi sepse dozat ishin të pakta.

Çifti arriti në spital në mëngjesin e së Dielës më 10 Janar. Klinika e Urologjisë është vendi i zgjedhur nga menaxhmenti për të vaksinuar personelin shëndetësor.

Ai mori dozën nga frigoriferi, vaksinoi gruan e tij dhe pastaj e regjistroi atë në regjistrin e spitalit. Por dikush e pa ndërsa po vaksinonte gruan e tij dhe lajmëroi sindikatën Fials e cila informoi udhëheqësit e spitalit për faktin. Michele Brait, menaxheri i përgjithshëm i shoqërisë socio-shëndetësore, kujtoi se “punonjësit nuk lejohen të vaksinojnë të afërmit e tyre”, duke stigmatizuar sjelljen e “një individi që shkatërron punën e mirë të bërë deri më tani dhe ofendon të gjithë kolegët”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img