Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Infektohet me koronavirus avokati i njohur Altin Goxhaj, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Shkruar nga Newsbomb
Altin Goxhaj

Avokati i njohur, Altin Goxhaj është infektuar me Covid-19.  

Lajmi është konfirmuar nga vetë avokati për "Fax News", teksa ka zbuluar se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.  

Goxhaj tha se dyshon se virusin e mori nga i ati pas infektimit të të dy prindërve, ndërsa përsërit se COVID 19 është armë biologjike, por jo më e fortë se vaksina antikorona e cila tashmë ka nisur të shpërndahet në të gjithë globin.

“Sado që prindërit e mi u ruajtën, jetonin një jetë shumë korrekte me maska, distancë tj. Kur vendos covidi të të zërë, të zë. Ata u infektuan dhe duke dërguar tim atë në spital e humba distancën me ndërgjegje dhe u infektova. Po e kaloj në shtëpi me ushqime të mira, antibiotikë, lëng mishi etj”, tha ai.

"Kurrë nuk e kam thënë që nuk besoj. Që në mars kam bërë shkrimin e parë ku kam thënë që është armë biologjike, që është shpikur nga Kina me liderët globalistë për të sulmuar Trump dhe liritë e të drejtat e njeriut.

"Kam thënë që nuk ka asnjë rregull për të shmangur covid, por sigurisht që ekziston. Shumë njerëz kanë humbur jetën. Nuk besoj as te maskat, as dorezat as te dezinfektimi, është një armë aq perfekte biologjike, por tashmë arma më e fortë është vaksina. Ajo është projektuar për vendosjen e diktaturës globale e shpikur në laboratorë amerikano liberalë të Kinës për të goditur rrugën e sovranizmit ku po e çonte Trumpi njerëzimin.
Po këta globalistë kanë ndërmend të zhvendosin 1 miliard njerëz drejt Perëndimit. Nuk e kam qartësinë që të di si do të vijojë, çdo organizëm ka mënyrën e vet, e kam përballuar mirë deri tani. Në duart e zotit jemi. Nuk jetohet me frikë”, tha Goxhaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll