Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Infektohet me Covid drejtori i bankës në Kavajë, pozitive dhe gruaja mësuese. Në Berat pozitiv polici, gruaja drejtoreshë çerdhe nuk karantinohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

4dbd8567ad3e4fd1e1623de7a34bb3fc

Siuata e Covid-19 dhe përhapja e tij në masë ende nuk po gjen zgjidhje në vendin tonë, me çdo ditë që ka mbi 100 raste të konfirmuara.

Në Kavajë mësohet se janë identifikuar disa raste, teksa shqetësuese është përhapja e virusit në institucione publike dhe private.

Gazetari i news24 në Kavajë bën me dije se ka rezultuar pozitiv një drejtor banke private, si dhe bashkëshortja e tij. Kjo e fundit mësuese në një gjimnaz në qytet. Në Kavajë janë konfirmuar dy raste pozitive në Urgjencën e Spitalit, konkretisht dy infermiere.

Raste të tilla ka pa fund në vend, por jo të gjitha bëhen publike. Mësohet se një efektiv policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat ka rezultuar pozitiv me SarsCov-2.

Ai kishte shfaqur shenja të infektimit disa ditë më parë. Efektivi i policisë është punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe kjo ka vënë në alarm shumë kolegë të tij. Efektivi është karantinuar në banesën e tij, ndërkohë që gruaja se ndërpreu punën e saj si drejtoreshë çerdheje, me pretendimin se tamponi i parë i saj ka rezultuar negativ.

Mbërritja e saj brenda ambienteve të çerdhes dje dhe sot ka vënë në alarm edukatoret dhe prindërit e fëmijëve, që kanë njoftuar organet përgjegjëse.  

Ndërkohë edhe në qytetin e ELbasanit ka dalë pozitive me koronavirus drejtoresha e kopshtit nr.13.

Më shumë

spot_img