Hapësire reklamuese

Aktualitet

Infektohen me COVID-19 dy mësues në Belsh, karantinohen 10 nxënës

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Në shkollën 9 vjeçare “Jashar Dunga” në Kajan të Belshit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 2 mësues.

Deri para marrjes së përgjigjes, mësuesit ishin të pranishëm në shkollë dhe vazhdonin të jepnin mësim.

Pas përgjigjes së analizave, nëe karantinë janë futur edhe 10 nxënës, ndërkohë që ende nuk është marrë një vendim për mbylljen e shkollës në këtë fshat.

Deri më tani në rrethin e Elbasanit janë infektuar me koronavirus 27 mësues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu