Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
32 %
2.6kmh
0 %
Die
2 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Infektimi i 13 mjekëve të QSUT, Pipero: Infermieres i është kërkuar të izolohet në shtëpi, ajo ka neglizhuar dhe ditën tjetër shkoi në punë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar mbrëmjen e sotme sesi ka ndodhur infektimi me covid-19 i personelit shëndetësor dhe pacientëve në QSUT, të konfirmuar pozitivë sot.

Në emisionin e Eni Vasilit, Pipero ka thënë se infermierja që ka infektuar kolegët dhe pacientët ka shfaqur shenja të koronavirusit dhe i është kërkuar që të qëndronte në shtëpi, të vetëizolohej. Mirëpo, siç tha mjeku, infermierja i ka neglizhuar rekomandimet dhe ditën tjetër është paraqitur në punë duke infektuar kolegët dhe pacientët.

“Ka qenë me covid-19, i kanë sugjeruar të izolohet në shtëpi. Mesa di unë ajo i ka neglizhuar këto masa dhe ditën tjetër ka shkuar në punë. Ndodhi ajo që ndodhi”, tha Pipero.

Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e sotme kryeministri Rama lajmëroi se nga 1 qershori do të hiqen masat kufizuese, por qytetarët nuk duhet të neglizhojnë rregullat pasi vazhdimësia ëhstë në dorën e tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img