Hapësire reklamuese

Politikë

Indrit Hoxha tregon bastin që ka vendosur me kandidatin e Alibeajt për Vorën: Tërhiqem nga gara nëse...

Shkruar nga Newsbomb
Indrit Hoxha tregon bastin që ka vendosur me kandidatin e Alibeajt për

Kandidati i “Primareve” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka treguar për një bast që ka vendosur me kandidatin e grupit të Enkelejd Alibeajt.

Ai ka thënë se Alibeaj ka dhe në zgjedhje do të ketë mungesë të komisionerëve dhe vëzhgues, teksa ka thënë se nëse PD e Alibeajt do të ketë mundësinë të ketë 270 komisionerë në Vorë, atëherë do të japë dorëheqje.

“Interesi është se të 61 kandidatët e PD-së duhet të shpalosin sa më shpejt programet e tyre për qytetarët shqiptarë. Ky është interesi që kanë dhe qytetarët. Unë kandidoj në Vorë, kanë nxjerrë një kandidat tjetër por unë nuk e kam problem fare. Kandidati me shumë mundësi do të tërhiqet. PD është aset kombëtar dhe sot vula është konfiskuar nga një grup i vogël që edhe ata janë demokratë. Në Shqipëri janë rreth 5 mijë qendra votimi, domethënë Alibeaj duhet të ketë gati 20 mijë komisionerë, 1600 kandidatë për këshillatë bashkiakë dhe 61 kandidatë për bashkitë. Unë mendoj  se Alibeaj nuk i ka këto. Kjo do të thotë se praktikisht Enkelejd Alibeaj t’i dorëzosh të gjithë procesin zgjedhor në dorë. Këto komisionerë do i plotësoj KQZ.

Kandidati që ka nxjerrë Alibeaj përballë meje në Vorë , i kam kërkuar një gjë, që i duhen 270 komisionerë dhe vëzhgues. Kush është lista e këshillit bashkiakë që ti ke? Ai nuk ka as komisionerë, as vëzhgues as listë këshilli dhe thotë do të fitojë. Jemi takuar rastësisht. I kam thënë që nëse ke 270 komisionerë unë tërhiqem dhe të mbështesë ty”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll