India mund të bëhet shteti i radhës, pas Kinës, që të shpallë të jashtëligjshme të gjitha kriptomonedhat, sipas një projekt-ligji të ri të paraqitur nga qeveria.
Projekt-ligji për “Kriptomonedhën dhe Rregullimin e Monedhave Zyrtare Dixhitale”, ka për qëllim të ndalojë përdorimin e të gjitha monedhave digjitale përfshi bitcoin dhe ethereum, por do të mundësojë një kornizë lehtësuese për një monedhë të vetme zyrtare të lëshuar nga Banka e Rezervës së Indisë.
Në fillim të këtij muaji, kryeministri indian Narendra Modi tha se të gjitha kombet demokratike duhet të punojnë së bashku për të siguruar që kriptomonedha “të mos përfundojë në duar të gabuara, të cilat mund të prishin rininë”.
Ai tha se përveç përdorimit, do të shpallet i jashtëligjshëm edhe procesi “mining”, posedimi dhe transfertat.