Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

India me “shpatulla pas murit”, regjistrohet numri më i lartë i infektimeve që prej fillimit të pandemisë, morgjet e vendit janë plot

spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata në Indi për shkak të Covid-19 sa po vjen dhe po përkeqësohet. Autoriteteve vendase u është kërkuar që të sigurojmë më shumë vende për kremtime pasi morgjet dhe krematoriumet e qytetit janë mbingarkuar nga numri i madh i personave të cilët kanë humbur jetën nga infektimi me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 386.452 raste të reja duke kapur numrin më të lartë të infektimeve që prej fillimit të pandemisë, ndërsa 3.500 persona kanë humbur jetën.

Prej ditësh i gjithë vendi është përballur me një mungesë oksigjeni dhe SHBA është detyruar  që të bëjë një dërgesë urgjente me medikamente dhe oksigjen.

Ekspertë të ndryshëm po kritikojnë qeverinë e Indisë për mënyrën se si ka trajtuar pandeminë dhe vendimet e marra për lejimin e tubimeve të mëdha zgjedhore dhe festivalet fetare të zhvilluara gjatë javëve të fundit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img