Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Indi, 3 studentë aksidentohen për vdekje ndërsa bënin “Selfie”

Shkruar nga Newsbomb

Tre studentë janë goditur për vdekje nga një tren në Indi, teksa ishin duke bërë “selfie” në mes të shinave me trenin në sfond dhe duke pritur deri pak metra para se të tentonin të largoheshin.

Ngjarja ndodhi në Agra, pranë Taj Mahalit, pikërisht në datën kur India feston Ditën e Republikës. Sipas medieve indiane, djemtë e moshave 20 dhe 22 vjeç, kanë qenë me makinën e tyre kur kanë ndaluar anës rrugës, por sipër shinave të një tjetër linje.

Për të gjetur një pozicion të përshtatshëm, të rinjtë, kishin ndalur për të shkrepur disa foto, kur papritur një tjetër tren po vinte në krah të kundërt. Të bllokuar nga të dy anët, të rinjtë janë goditur nga treni për vdekje pasi “selfie” që kishin menduar, rezultoi fatal.

Një mik i katërt, Aneesh, që i shpëtoi tragjedisë, tha për mediat lokale se do të bënin disa foto për t’i postuar ato më pas në një rrjet social.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese