Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Incidenti në Gramsh, Karamuço: Që mbrëmë ka shumë dhimbje koke në Kremlin, Svetlana është “aset” i Lavrovit

Shkruar nga Newsbomb
Incidenti në Gramsh, Karamuço: Që mbrëmë ka

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmë në Uzinën e Gramshit, ku dy shtetas rusë dhe një urkainas sulmuan dy ushtarët shqiptarë gjatë tentativës për të hyrë brenda zonës së ndaluar.

Karamuço thotë se e kishte paralajmëruar rrezikun nga inteligjenca ruse, që sipas tij prej vitesh kryejnë aktivitet në vendin tonë.

Për 33-vjeçaren ruse Svetlana Timofoeva, që në rrjetet sociale paraqitet si blogere dhe eksploruese, Karamuço thotë se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do ta ketë shumë vështirë ta kthejë në Rusi, duke aluduar se ajo është “aset” i Kremlinit.

“Përpara 4 muajsh paralajmërova rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik. Kanë vite që e bëjnë në vendin tonë dhe nuk ishte shumë e vështirë ta parashikoje. Kërkova gatishmëri dhe vigjilencë institucionale dhe publike. Disa menduan për konspiracion, të tjerë për imagjinatë të shfrenuar profesionale.

Gjithsesi që mbrëmë ka shumë dhimbje koke në Kremlin. Lavrovi e pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi ” asetin” Lana nga Egjypti. Me Tiranën zyrtare mbase do ta ketë më të vështirë.

Diplomacia dhe gjyqësori jonë janë para një sprove të fortë…”, shkruan ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll