Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Incidenti në Fier, Meta u bën thirrje kandidatëve të LSI-së: Mos bini pre e provokimeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin elektoral që ka ndodhur në Fier.

Kandidatja për deputete e LSI-së, Kejdi Mehmetaj është përplasur me policinë bashkiake, pasi janë hequr banderolat e LSI-së.

Ajo ka kërkuar llogari edhe nga kryetari i Bashkisë së Fierit, por nuk ka marrë përgjigje. Në një situatë të tillë, Mehmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk do të bëjë takim në Fier, në rast se nuk vendosen sërish banderolat në vendin ku ishin.

Ndërkohë që në reagimin e tij, Meta u ka bërë thirrje kandidatëve të LSI-së që të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake dhe ta kalojnë me urtësi këtë problem.

Më tej ai ka thënë se po u prek një votë në ditën e votimeve, do t’i ndjekin këmba këmbës “horrat”.

Postimi i plotë:

U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.

LEXO EDHE: “Edi Rama ta harrojë se bën takim”, plas sherri në Fier, Kejdi Mehmetaj denoncon incidentin elektoral

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img