Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Incidenti me posterat e LSI në Fier, Meta në konferencë të jashtëzakonshme: Po u prek një votë, Edi Rama të gjejë vrimë ku të futet!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pak minuta më parë, për incidentin e ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku posterat e LSI u hoqën nga qendra e qytetit.

Sipas Metës, Edi Rama nxit trazira që të prishen zgjedhjet e të dielës.

“Provokator i ndyrë që do të prishi zgjedhjet të dielën. I bëj thirrje grave të mprehin cfurqet dhe ti kenë gati për ditën e dielë, siç bënë gratë e Libopfshës, do bëjnë bashkë me presidentin. (I drejtohet Kejdi Mehmetajt). Duan që të dalin militantët tuaj dhe të zihen atje, që të dali sikur LSI me porosi të presidentit prishi takimin”, tha Meta.

Kreu i shtetit u ndal dhe te arrestimi i tre të shpallurve në kërkim për plagosjen e zyrtarit të PD në Kavajë.

“Shumë mirë bëre që mbas ulërimave të mia dje që i arrestove rrugaçët në Kavajë. Ti më akuzove mua që nxisë dhunë në Kavajë, ndërkohë që i dërgove ti dhe shtabi yt kriminal këta tre horra, dy që punojnë në Bashki dhe një i lidhur me trafikantët.

Këta i nxit Edi Rama. Nuk ka për motive të dobëta, t’i lërë Policia këto lojra. Shumë mirë bëri që i arrestoi. Nuk e di nëse janë shkarkuar nga detyra. Nuk do të ketë më vend në administratë kush shkel ligjin zgjedhor. Policia të bëjë detyrën, unë do t’i çojë një listë me personat në kërkim, që mbrohen nga Policia dhe shteti i kapur, të bëjë detyrën e saj”, tha Meta.

Për Edi Ramën, Presidenti lëshoi një mesazh të qartë.

“Nuk dua më, jo një pikë gjaku të shqiptarëve të derdhet për zgjedhje. Nuk dua asnjë pikë loti. Secili të votojë sipas bindjes së tij.

Ama, u prek një votë Edi Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet. Nuk i vajtën as ata të PD dhe as ata të LSI atje, se do kisha qenë 10 herë më i ashpër. Kështu që, Kejdi të lutem, se ju nuk më dëgjoni mua, po kam pak më shumë eksperiencvë. Do vij unë të çoj portretet e Edi Ramës atje”, përfundoi Ilir Meta, president i vendit.  

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img