Hapësire reklamuese

Aktualitet

Incidenti me Laert Vasilin, Teatri Kombëtar reagon zyrtarisht 20 orë më vonë: Dënojmë aktin e dhunimit të aktorit

Shkruar nga Newsbomb

Teatri Kombëtar ka reaguar zyrtarisht pas incidentit me aktorin Laert Vasili dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Me anë të një deklarate zyrtare Teatri Kombëtare 20 orë pas incidentit ka dënuar aktin e paprecedent të dhunimit të aktorit Laert Vasili.

 Teatri Kombëtar në reagimin e tij i ka uruar shërimi të shpejtë aktorit si dhe është distancuar nga çdo përbaltje që i bëhet skenës dhe artit shqiptar.

DEKLARATË ZYRTARE E TEATRIT KOMBËTAR

TK dënon aktin e pa precedent të dhunimit të aktorit Laert Vasili.

Teatri Kombëtar shpreh indinjatën e thellë dhe dënon dhunën e kryer nga zaptuesit e godinës së TK ndaj aktorit dhe kolegut tonë Laert Vasili. Aktet e dhunës nuk përfaqësojnë artistët dhe as janë pjesë e vlerave morale dhe demokratike, të cilat me aq mund i kemi fituar! Duke i uruar Laertit shërim të shpejtë dhe rikthim shëndoshë e mirë në skenë, TK distancohet nga çdo përbaltje që i bëhet skenës dhe artit shqiptar!

Aktet e dhunës na detyruan të anullojmë një shfaqje të kalendarit të Teatrit Kombëtar, por nuk do na ndalojnë të përmbushim qëllimin tonë final: Edukimin përmes Artit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu