Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
15 %
3.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Incidenti me gazetarin në Shkodër, reagon Policia e Shtetit: Kemi filluar hetimin, do të marrim masa për çdo kapërcim në ushtrimin e detyrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e sotme gazetari Simon Shkreli tregoi se gjatë aksionit të RENEA-s në Shkodër, njëri prej e fektivëve e kishte dhunuar dhe nuk e kishtë lënë të filmonte.

Për këtë incident ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila thotë se ka filluar hetimet dhe do të merren masa për çdo kapërcim të ushtrimit të detyrës nga punonjësit e policisë.

Reagim për incidentin me gazetarin në Shkodër

Mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni kontrolli nga forcat speciale policore në Shkodër, ka ndodhur një incident me gazetarin Simon Shkreli, i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke filmuar me celular është penguar të kryejë detyrën e tij. 

Lidhur me këtë incident, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të rritur parametrat e sigurisë në vend, përfshirë kontrollet për të kapur personat që qarkullojnë të armatosur apo që posedojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.

Duke vlerësuar fort rolin e medias në informimin e publikut dhe duke kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve për të qenë bashkë në misionin për më shumë siguri, Policia e Shtetit dënon çdo akt dhe do të marrë masa për çdo kapërcim në ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, lidhur me këtë incident edhe SHÇBA ka nisur verifikimet. Gazetari Shkreli ndodhet në ambientet e shërbimit, për të dhënë deklaratën e tij.

Më shumë


spot_img









spot_img