Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Incidenti me burrin e moshuar në Tiranë, shkarkohen dy policët bashkiakë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy punonjësit e Policisë Bashkiake që janë filmuar në një incident me një burrë të moshuar në Tiranë, janë shkarkuar nga detyra, raporton newsbomb.al. Mësohet se sapo ngjarja është bërë publike, ndaj dy policëve është masa e largimit nga detyra.

Video shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, madje dhe institucionale. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit dhe Presidenca kërkuan vetëpërmbajtje nga ana e punonjësve. Madje, vetë kreu i shtetit Ilir Meta, dënoi me forcë veprimet e policëve.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë”, shkruante Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img