Delegacioni i Kosovës në krye me Presidentin e vendit Hashim Thaçi është nisur për në Bruksel për takimin e radhës të bisedimeve në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi.
Ish-bashkëpuntori i UDB-së, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, me të cilin ndodhej delegacioni kosovar, kishte pasur një incident në vijën ajrore që e kishte nxjerr në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia.
Avioni i delegacionit të Kosovës për shkak të një pakujdesie nga ana e pilotit, ka devijuar rrugën duke hyrë për herë të parë me krerë të lartë shtetërorë në territor të Serbisë.
Ky incident ka përfunduar pa ndonjë telash pasi nga ana e Zëvendëskryeministrit Pacolli është vërejtur në kohë, se territori nuk ngjanë me destinacionin në të cilin ata kanë agjendën e paraparë.